Nexhmije Gjema ka reaguar me ironi ndaj propozimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që ish-presidenti Hashim Thaçi të kandidohet për president të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Gjema ka vënë në pikëpyetje mundësinë e sigurimit të votave të nevojshme për një kandidaturë të tillë, duke ironizuar me numrin e nënshkrimeve që, sipas saj, aktualisht janë në dispozicion dhe me nevojën për të siguruar mbështetje edhe nga partitë e tjera.
Ajo ka komentuar me tone thumbuese edhe idenë që presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, përcjell “Bota sot”. Reagimi i plotë Ramushi po ka qef me ba Hashimin President. Po, po, bash Hashimin! A po thuni: ‘Shih ti, shih’?! Ama problem pak se i ka veç 7 nënshkrime. E për me e propozu dikon kandidat për President, i duhen rrumullak 30 nënshkrime.
Edhe nuk i merr vesh kryt që Presidenti po lypet me konë k o n s e n s u a l . (Përkthenja dikush. ) Megjithato, *hajde kishe po lujna inxhesh), atij i duhet mej mbledhë edhe nja 23 copa. N’ja dhafshin PDK-ja 22, (se qaq takat kanë), po i bahen 29. Po, edhe ato sjan t’sigurta. Se si Ramushi-edhe te ata, ka dikush që nashta dojnë me ba Kadrin President. Shembull e mora.
E masanena, e masanena… Po nejse… kqyrim, ja bojna dyqysh. Se diqka si fort merak ju ka bo. P.S. U ba Presidenti si ‘Fontan dëshirash’!
