Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin,

0%

Gjimnazi i Tetovës, Mjekësia dhe Shkolla e Mesme Ekonomike „8 Shtatori“ vazhdojnë të jenë ndër shkollat më të preferuara për nxënësit që këtë vit do të vazhdojnë arsimin e mesëm. Në Gjimnazin e Tetovës, interesimi i nxënësve ka qenë i lartë që në dy afatet e para të regjistrimit, ndërsa edhe në afatin e tretë ka pasur aplikime të reja.

Drejtori i shkollës thotë se numri i aplikantëve është afër 30, por jo të gjithë do të mund të pranohen, pasi për regjistrim në gjimnaz kërkohen së paku 60 pikë.

“Numri i aplikantëve në shkollën tonë në vitin e parë është 295 në afatin e parë, dhe edhe në afatin e parë dhe të dytë, ndërsa në afatin tani është një paraqitje e nxënësve, afër 30 nxënës kanë aplikuar, mirëpo jo të gjithë ato do të pranohen për shkak se nuk i plotësojnë pikët, 60 pikë që kërkohet në shkollën tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrjedhimisht do duhet të marrin dokumentacionin edhe të aplikojnë në shkollë tjetër.”, u shpreh drejtori i Gjimnazit të Tetovës, Jeton Kamberi. Interesimi i madh i nxënësve është vërejtur edhe në Shkollën e Mesme Ekonomike „8 Shtatori“. Në dy afatet e para në këtë shkollë janë pranuar mbi 180 nxënës, ndërsa numri pritet të rritet edhe pas përfundimit të afatit të tretë.

Drejtoresha e shkollës e vlerëson si të kënaqshëm interesimin e nxënësve për drejtimet që ofron kjo shkollë. “Deri në këto momente interesimi është i kënaqshëm. Numri i nxënësve që kanë aplikuar deri tani është mbi njëqind e shtatëdhjetë nxënës.”, u shpreh drejtoresha e Shkollës së Mesme Ekonomike – 8 Shtatori, Hava Hasani.

Në nivel vendi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2026/2027 ka paraparë mbi 25 mijë vende të lira për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë, në 109 shkolla të mesme publike. Megjithatë, numri real i nxënësve që regjistrohen është dukshëm më i ulët dhe lidhet me numrin e nxënësve që përfundojnë arsimin fillor.

Ndërkohë, jo të gjithë nxënësit e Tetovës do ta nisin vitin e ri shkollor në objektet e tyre. Nxënësit e Shkollës së Mesme të Tekstilit pritet që edhe këtë vit një pjesë të mësimit ta ndjekin online, ndërsa pjesa tjetër në objektin e Shkollës Fillore „Besa“ në Reçicë të Vogël, pasi objekti i tyre është ende në ndërtim e sipër.

Në kushte të ngjashme pritet ta nisin vitin shkollor edhe nxënësit e Shkollës Fillore „Rilindja“ në fshatin Sellcë, ku punimet në objektin shkollor ende nuk kanë përfunduar. /rtvm2

Burimi: Telegrafi