Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, priti në takim, gjeneral gjeneral brigade James C. Foëler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë.
Në njoftim e KFOR-it thuhet se takimi u fokusua te situata e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash Komandanti i KFOR-it prezantoi gjithashtu aktivitetet që misioni po zhvillon dhe prioritetet kryesore të tij.
“KFOR-i e kryen këtë mision në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet përkatëse të tyre si aktorë të reagimit ndaj çështjeve të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
