Edhe pushtuesit e ndryshëm i dogjën e i shkatërruan monumentet tona,

0%

Shumë pushtues dhe perandori kanë ardhur e kanë shkuar, e disa prej tyre janë shuar plotësisht. Mirëpo, Arbëria e Dardania e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës, Idriz Seferit e Ibrahim Rugovës – pra, Dardania jonë – jeton edhe sot. Gjurmët e saj flasin qartë, ashtu siç flet edhe gjaku i martirëve, heronjve dhe dëshmorëve tanë.

Ato nuk do të humbin kurrë, me gjithë përndjekjet, dhunën dhe barbarizmin e mbetjeve apo “mashave” të armiqve që synuan ta shfarosnin kombin tonë nga brenda, pasi nga jashtë nuk ia dolën dot kurrë përgjatë historisë.

Duke parë këtë, mund të thuhet se historia dhe kultura e vërtetë e kombit tonë, e Arbërisë dhe e Dardanisë sonë, nuk mund të fshihet nga përndjekjet, dhuna, pushtetarët pa identitet, luftërat, pushtuesit apo perandoritë e ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Monumentet e lashta, rrënojat, çdo gur, madje edhe vetë toka që mban gjak lirie e frymë Konstandtiniane e Kastriotiane (Skënderbegiane), dëshmojnë për të kaluarën tonë. Edhe nëse koha, dheu e shekujt i kanë mbuluar, gjurmët mbesin; madje edhe sot, nëse gërmojmë pak nën dhe, kudo shfaqen themele ndërtesash, tempujsh apo monumentesh të tjera të shkatërruara.

Po ashtu, askush nuk mund t’ia shkulë nga zemra e as nga toka mëmë asnjë kombi historinë, gjuhën, zakonet, traditat, monumentet apo tempujt që kanë rrënjë natyrore, sepse ato jetojnë në zemrat e dardanëve dhe arbërorëve besnikë.

Madje, edhe në jetën tonë të përditshme, ne marrim frymë lirie nga e kaluara për t’u mësuar brezave të ardhmen, në mënyrë që të mos gabojnë ashtu siç po gabojnë sot, në shekullin XXI, disa pushtetarë dhe mbetje të armiqve të kombit tonë.

Zakonet, traditat, të njëjtat legjenda, gojëdhëna e proverba – shkurt, të gjitha epokat dhe i gjithë populli ynë në çdo krahinë të trojeve tona që nga lashtësia e deri më sot – janë të brumosura me të njëjtën vetëdije kombëtare. Duhet ta dinë barbarët dhe “mashat” e armiqve të kombit tonë se identiteti ynë i përbashkët i gjakut iliro-arbëror nuk mund të shkatërrohet.

Ai nuk zhbëhet as me armë, as me ndalime, as me shkulje të gurëve simbolikë të bekimit të këtij vendi, dhe as me ndihmën e atyre pushtetarëve të sotëm në krye të qeverisë e shtetit që koketojnë me ideologji të huaja.

Kudo në qytetet dhe fshatrat tona, në Dardani e në mbarë Arbërinë, arkeologët, udhëpërshkruesit dhe studiuesit e shumtë europianë e botërorë kanë shekuj që gjejnë thesare në tokë. Pushtuesit e ndryshëm i varrosën, i lanë pas dore ose i dogjën e i shkatërruan, por gjurmët mbetën aty.

I ruajti vetë toka dardane, iliro-arbërore, si një frymë e pashkatërrueshme për të na treguar neve sot rrënjët dhe të kaluarën tonë të vërtetë. Pra, siç shihet qartë, me gjithë tendencat e armiqve të brendshëm e të jashtëm për të zhdukur qenien tonë iliro-arbërore e dardane, ne jemi ende gjallë.

Jemi gjallë në gjakun tonë, në frymëmarrjen tonë dhe në rrënjët tona të pashkatërrueshme nga asnjë armik – qoftë ky edhe tradhtia e brendshme e “haxhiqamilëve” dhe “ballabanëve”. Rrënjët tona kanë dhënë sërish fryte, dhe ja ku jemi sot; do të jemi këtu sa të ketë diell e tokë, yje, Iliri (Dardani e Arbëri) dhe sa të jetojë emri i Gjergj Kastriotit në qiell e mbi dhe, brez pas brezi.

Duhet thënë një e vërtetë që besoj se e kuptojnë të gjithë: sot Kosova dhe mbarë kombi nuk kanë thjesht nevojë për ndërtesa të reja ideologjiko-fetare, sidomos „xhamitë“ ekzistojnë në çdo hap, por kanë nevojë për zhvillim ekonomik, edukim, shkencë e arritje tekonologjike etj.

Mirëpo, në rastin konkret, aty ku gjenden themelet e kishës së vjetër ilir-dardane me emrat e Shën Florit dhe Laurit, ata pak besimtarë të rikthyer kanë të drejtë të kenë vendin e tyre të lutjes.

Shtrohet pyetja e arsyeshme dhe logjike: pse duhet që besimtarët e Zogajt të udhëtojnë deri në Prishtinë për një meshë apo shërbesë, kur është më praktike të kenë kishën apo bashkësinë e tyre lokale për t’u shërbyer besimtarëve? Askush nuk mund ta ndalojë këtë.

Atë që Zoti e ka vulosur në këtë tokë iliro-dardane, si vend të punës së Frymës së Tij të Shenjtë, nuk mund ta ndalojë asnjë pushtet e aq më pak individët apo ideologët e rrymave radikale islamike. Askush nga ne, arbërorët e Gjergj Kastriotit, nuk ka hequr dorë nga e drejta historike, nga trashëgimia shpirtërore, kulturore e kombëtare që na lanë të parët.

Nuk heqim dorë nga themelet e lashta, nga rrënjët dhe gjurmët shekullore që formësuan shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar dardano-arbëror dhe europian.

Për të parë se sa i fortë është ende ndikimi iliro-dardan në shpirtin dhe trupin e Dardanisë, mjafton të hulumtojmë kudo në vendin tonë; aty shfaqen gjurmët që flasin, ndonëse errësira ka tentuar t’i mbajë të fshehura nën petkun e shekujve. Shihni Ulpianën e Justinianit I dhe zbulimet e panumërta në pjesë të tjera të Dardanisë antike.

Me pak fjalë, elementin rrënjësor, natyror dhe historik dardano-arbëror askush nuk mund ta shkatërrojë apo ta tjetërsojë nga toka e vet iliro-dardane.

Aty i ka rrënjët e veta natyrshme shpirti dhe trupi i popullit tonë – rrënjë që do të japin gjithmonë fryte lirie, uniteti dhe rikthimi në familjen e madhe europiane, duke refuzuar çdo robëri ideologjike fetare të pushtuesve që synuan të na zhbënin, të na shfarosnin e të na bënin të huaj në atdheun tonë, në kontinentin tonë dhe në familjen tonë të përbashkët europiane.

Burimi: Bota Sot