Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin

0%

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares Anis Mehmeti duket se do ta shtyjë debutimin e tij në Premier Ligë, pasi aktualisht nuk shihet ndër zgjedhjet e preferuara të trajnerit Geri O’Nill te Ipsuiçi.

Kjo u pa qartë në ndeshjen e parë të kampionatit, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ishte as në stol për duelin kundër Sandërlendit në javën e parë të Premier Ligës. Prej javësh diskutohet se Mehmeti duhet të gjejë një sistemim të ri dhe duket se alternativat për të ardhmen e tij nuk mungojnë, edhe pse kjo nënkupton zbritjen përsëri në Championship.

Mediat angleze bëjnë të ditur se tashmë ka tre klube të ndryshme që kërkojnë shërbimet e tij dhe e shohin si një element që mund t’i ndihmojë për të arritur objektivat. I pari është klubi uellsian i Reksamit, i bërë i famshëm vitet e fundit pasi drejtohet nga dy yjet e Hollivudit, Rajan Rejnolds dhe Rob MekEleni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Skuadra uellsiane ka ambicie për t’u ngjitur në Premier Ligë dhe ishte vetëm një hap larg play-off-it në Championship një sezon më parë. E njëjta situatë është për ekipin tjetër që e ka piketuar, Birmingemin, i cili kontrollohet po nga një grup investitorësh amerikanë, mes të cilëve është edhe ikona e NFL-së, Tom Bredi.

Ndërkohë, skuadra e tretë është Derbi Kaunti, e cila po kërkon të plotësojë ekipin me lojtarë që ta ndihmojnë që të sigurojë qetësisht mbijetesën në këtë sezon në kategorinë e dytë angleze.

Burimi: Bota Sot