Futbollisti i Partizanit kërkon falje publikisht

0%

Mesfushori i Partizanit, Rouen Hjumën u bë protagonist në barazimin pa gola përballë Teutës në mënyrën më të keqe të mundshme. Në fundin e pjesës së parë, duke reaguar pas një përplasje me Kallakun, ai goditi me grusht këtë të fundit Gjyqtari, pasi u sinjalizua nga VAR, i tregoi atij kartonin e kuq, duke lënë Partizanin me 10 lojtarë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Një veprim ky që penalizoi të kuqtë dhe për të cilin Hjumën ka kërkuar falje nëpërmjet rrjeteve sociale. “Më vjen keq për sot. Ishte një moment të cilin uroj të mos e përsërit më në jetën time. Unë zhgënjeva shokët e skuadrës, tifozët dhe të gjithë që kanë shpenzuar kohë dhe përpjekje për suksesin e klubit të futbollit.

Unë isha i pakujdesshëm me mënyrën se si reagova ndaj situatës” , ishte postimi i tij pas ndeshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot