Tetova: Kemi ende shumë punë për të bërë

0%

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, foli për emisionin “Super Gol” në RTSH pas barazimit 0-0 përballë Partizanit. Tekniku i durrsakëve deklaron se ka ende shumë punë për të bërë, por është i bindur se skuadra është në rrugën e duhur. “Mendoj që fragmenti i parë i lojës, rreth 15 minuta, ishte më dominant Partizani. Nuk po na lejonte të kryenim manovrën.

Nuk kryem sot disa detyra në rrugëdalje. Na vuri në vështirësi derisa ne zbritëm me Votlain si 6, që të kishim hapësira në linjat më lart, ose në mesin e fushës, që të mbanim një lojtar të tyre në mbrojtje. Mendoj se pastaj morëm kontrollin e lojës në pasim, por në manovër ishim të cunguar, nuk është se kemi bërë.

Mendoj se kam ende punë për të bërë dhe se duhet të bind lojtarët se mund të shkohet kështu te goli. Siç e thashë, 15 minutat e para folën për Partizanin, pastaj gjithë pjesa tjetër ishte gjithë loja për ne. Patjetër, ka shumë punë. Lojtarët duhet të binden te ajo që ne bëjmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka kurba kjo pjesë, nuk e diskutoj se nuk ka asgjë me buton, por mendoj se do të shkojmë në rrugë të mbarë”, ka thënë mes të tjerash Tetova.

Burimi: Bota Sot