Vjedhja e 12 mijë eurove në Leposaviq, Policia arreston edhe të

0%

Gazeta Sinjali raportoi dje për një rast të “Vjedhjes së rëndë” në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari. Policia në Veri ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar edhe personi i katërt i dyshuar për këtë rast. I dyshuari L.B., i mitur, është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës.

Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur 5 mijë e 750 euro dhe 2 mijë dinarë, para që dyshohet se janë përfituar nga vjedhja. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i mituri është liruar në procedurë të rregullt. Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në arrestimin e personave të dyshuar për vepra penale dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

Vodhën mijëra euro dhe ari në Leposaviq, arrestohen tre persona – një tjetër mbetet në arrati Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com