Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes

0%

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot ka vizituar vreshtarët e rajonit të Tikveshit. Gjendja me prodhimtarinë e rrushit sipas tij, është katastrofike pasi siç tha Filipçe, janë rritur shpenzimet, ndërsa çmimi i blerjes është poshtërues.

Filipçe ka premtuar se LSDM-ja do të propozojë ligj, me të cilin do të kërkohet rritja e çmimit të blerjes për 5 denarë për kilogram për të gjitha llojet e rrushit, si për prodhimin e verës ashtu edhe për konsumim.

“Për fat të keq të njëjtat probleme sikur vitin e kaluar, të njëjtat probleme, e njëjta sjellje mizore dhe jonjerëzore nga ana e kryeministrit Hristijan Mickoski, tërë Qeverisë, por edhe ministrit të Bujqësisë ndaj vreshtarëve. Pasi që ofrojnë çmime poshtëruese të blerjes së rrushit. Shpenzimet për prodhim janë shumëfish të rritura. Sa është çmimi i derivateve?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më tej shpenzimet janë rritur edhe për punën e dorës, njerëzit që e mbledhin rrushin kërkojnë 2.000 denarë, është rritur çmimi i ujit dhe gjithsesi është rritur në mënyrë enorme është rritur edhe çmimi i plehrave”, deklaroi Filipçe.

Burimi: Telegrafi