Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim, ndërsa disa prej vatrave kryesore janë izoluar ose shuar. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën janë raportuar 10 vatra zjarri, prej të cilave 4 vijojnë aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në zonat problematike, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe jetës së qytetarëve.
“Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve. ( – ora ) Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën , situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me disa nga vatrat kryesore të izoluara ose të shuara. Gjatë ditës janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje.
Në operacione janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. * Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm.
Vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe G ojan të Madh janë izoluar dhe vijon kontrolli i vijës së zjarrit për të parandaluar riaktivizimet.
Gjatë ditës janë angazhuar forca të MZSH Pukë, Fushë-Arrëz dhe Kamëz, shërbimi pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë/banorë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete zjarrfikëse, ekskavator dhe 2 helikopterë të FA-së. * Prozhem, Pukë – Vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar MZSH, Shërbimi Pyjor dhe banorë të zonës.
Intensiteti ndikohet nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat. * Shtanë–Tenë, Mirditë – Vijon operacioni me forcat vendore dhe FA. Nuk ka rrezik për banesat. * Mali i Dajtit – Vijon ndërhyrja me 25 efektivë MZSH, 5 forca ADZM dhe 30 efektivë të FA-së, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, zjarri në Dukat është shuar plotësisht, ndërsa vatrat e tjera vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje nga strukturat në terren. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.
