Ballkani fiton me rezultat minimal ndaj Vushtrrisë

0%

Ballkani i Therandës ndali tre pikë në përballjen me Vushtrrinë, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Fitorja e Ballkanit u sigurua në pjesën e dytë, me rezultat 2:1 ndaj Vushtrrisë. Golat e fitores për skuadrën nga Theranda u realizuan nga Giovanni në minutën e 64-t dhe Albin Berishës në minutën e 90+4. Giovani shënoi nga 16 metra në këndin e epërm të majtë.

Në minutën e 90+4 Shurdjiti nga rreth 22-23 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të Vushtrrisë. Ballkani renditet në vend të pestë me 3 pikë dhe Vushtrria në fund me 0 sosh.

Burimi: Bota Sot