Gjykata rrëzon pezullimin e vizave nga administrata Trump, në listë

0%

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve, duke vlerësuar se ajo ishte në kundërshtim me ligjin.

Gjykatësja federale Jeannette Vargas, nga Gjykata Federale e Distriktit në Manhattan, vendosi se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore.

Departamenti i Shtetit kishte pezulluar në janar lëshimin e vizave të emigracionit për shtetasit e afro 40 për qind të vendeve të botës, përfshirë Brazilin, Kolumbinë, Egjiptin, Haitin, Somalinë, Rusinë dhe Shqipërinë. Administrata amerikane e kishte arsyetuar masën me synimin për të parandaluar hyrjen e personave që mund të mbështeteshin në ndihmat sociale të shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, gjykatësja Vargas theksoi se ligji kërkon që secili aplikant të vlerësohet individualisht, duke marrë parasysh gjendjen financiare, moshën, shëndetin, aftësitë dhe rrethanat familjare. Sipas dokumenteve të çështjes, zyrtarët konsullorë ishin udhëzuar të refuzonin vizat edhe në raste kur aplikantët dëshmonin se mund t’i përballonin vetë shpenzimet.

Gjykata vlerësoi gjithashtu se politika binte ndesh me ligjin e vitit 1965, i cili ndalon diskriminimin mbi bazën e kombësisë në procesin e lëshimit të vizave. Vendimi prek vizat e emigracionit për personat që synojnë bashkimin familjar ose punësimin në SHBA, por nuk përfshin vizat turistike dhe studentore.

Administrata Trump mund ta apelojë vendimin, ndërsa palëve u është dhënë afat deri më 11 shtator për të propozuar hapat e mëtejshëm në këtë çështje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com