70-vjeçari rrezikon të mbytet në plazhin e Semanit, vrojtuesit i

0%

Një 70-vjeçar nga Lushnja ka rrezikuar të mbytet teksa po pushonte me familjen në plazhin e Semanit. Sipas informacioneve, i moshuari u pikas nga dy vrojtues të plazhit në momentin kur po dilte dhe zhytej vazhdimisht në ujë. Ata ndërhynë menjëherë, e nxorën nga deti dhe nisën dhënien e ndihmës së parë, duke ndjekur protokollin përkatës.

Pas ndërhyrjes u arrit stabilizimi i frymëmarrjes së 70-vjeçarit. Rreth 25 minuta më vonë, ai u transportua me autoambulancë në Spitalin e Fierit, ku mori trajtim mjekësor. Pas ndihmës së ofruar nga mjekët, bëhet e ditur se i moshuari ka kaluar rrezikun për jetën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com