Arrestohen tre kosovarë në Portin e Durrësit, u sekuestrohen 80

0%

Tre kosovarë janë arrestuar në Durrës të Shqipërisë, dhe janë sekuestruar rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, që dyshohet se u trafikua nga Kanadaja për t’u shpërndarë më pas në Shqipëri dhe Kosovë. Policia e Shtetit njofton se operacioni policor u zhvillua në Portin e Durrësit, ndërsa vlera e lëndës narkotike në treg përllogaritet në rreth 1 milion euro.

Tre shtetasit kosovarë të arrestuar janë T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç dhe B. J., 40 vjeç. Ata dyshohen për trafikim të narkotikëve. Ndërkohë, dy persona të tjerë, H. C., nga Kukësi, dhe G. O., i lindur në Kosovë dhe banues në Ontario të Kanadasë, janë shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Policia bëri të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike, tre automjete, pesë telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro para cash. Nga hetimet dyshohet se kanabisi sigurohej në Ontario të Kanadasë dhe transportohej drejt Shqipërisë i fshehur në një hapësirë të modifikuar të një automjeti, i cili ishte porositur për t’u blerë në Kanada.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Policisë, pas mbërritjes në Shqipëri, lënda narkotike dyshohet se shpërndahej në territorin shqiptar dhe më tej në Kosovë. Hetimet kanë zbuluar dyshime se personat e përfshirë kishin role të ndryshme në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. “Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e lëshuar, më .

Burimi: Kallxo