Roja bregdetare ndërhyri në kohë, 70-vjeçari i shpëton mbytjes në

0%

Një 70-vjeçar nga Lushnja është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Semanit, pas ndërhyrjes në kohë të rojeve bregdetare. I moshuari ndodhej me familjarët e tij në plazh kur sjellja e tij në ujë tërhoqi vëmendjen e dy vëzhguesve. 70-vjeçari u pa teksa dilte dhe zhytej në mënyrë të përsëritur në ujë.

Rojet bregdetare ndërhynë menjëherë dhe i dhanë ndihmën e parë, duke arritur të stabilizonin frymëmarrjen e tij. Pak minuta më vonë, ai u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Pas marrjes së ndihmës në spital, 70-vjeçari e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Burimi: Bota Sot