Vritet me armë para shtëpisë kampioni i dyfishtë i botës në boks,

0%

Ish-kampioni i dyfishtë i botës në boks, Zolani Tete, është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Afrikën e Jugut. Sipas BBC-së, 38-vjeçari u vra të premten në Mdantsane, në provincën e Kepit Lindor, në një sulm që është përshkruar si pritë.

Autoritetet njoftuan se Tete po qëndronte në veturën e tij duke pritur hapjen e portës, kur dy persona të armatosur dhe të maskuar dolën nga një automjet dhe qëlluan disa herë drejt tij. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një pasagjere 27-vjeçare, e cila po trajtohet në spital.

Dy të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime të gjera për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com