Nga Thethi në Korçë, muzika, folklori dhe arti gjallërojnë fundin e

0%

Ditët e fundit të gushtit shoqërohen me disa aktivitete artistike dhe kulturore nga veriu në jug të vendit. Në zemër të Alpeve Shqiptare, natyra, muzika dhe Aventura bashkohen në një përjetim autentik. Festivali Ah Theth ju mirëpret deri në 23 gusht pranë bukurisë së maleve dhe traditës që ruhet nga banorët.

Në Shkodër vijon deri në 30 gusht Festivali i Jazz-it, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë dhe të huaj. Durrësi mbyll sonte “Tavernën e Adriatikut”, panairin e produkteve të artizanëve durrsakë, ku vizitorët kanë mundësi të provojnë shijet tradicionale dhe prodhimet lokale, shoqëruar me program artistik.

Edhe Fest Folk nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, që e ka kthyer gushtin në muajin e festës së folklorit shqiptar, mbyll rrugëtimin në 24 gusht në Fier, me këngë e valle që përfaqësojnë traditat tona kombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtë fundjavë dhe fundjavën tjetër, në Gjirokastër vijon ‘Iso mbi kalldrëm’, ku pazari shndërrohet në një skenë të hapur dedikuar këngës polifonike, që mirëpret banorët dhe turistët e shumtë në qytet. Ndërsa në Dropull, deri në 25 gusht, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër. Himara Music Fest e ka kthyer qytetin jugor në një qendër muzikore për artdashësit dhe vizitorët.

Deri të dielën në mbrëmje, festivali ju fton të shijoni muzikën klasike, tangon argjentinase apo dance bashkëkohor. Ndërsa në Drimadhes, sonte është nata e dytë dhe e fundit e “Zamna on the Beach”, që ju fton të kërceni buzë detit nën ritmet e muzikës elektronike. Për 10 ditë, nga data 28 gusht deri në 6 shtator, Korça do të jetojë me ritmin e teatrit.

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë KokoFest do ta kthejë qytetin juglindor në një pikëtakim të teatrit, komedisë dhe artit skenik.

Burimi: Bota Sot