Polonia është prëfshirë mesnatën e së premtes, stuhitë e fuqishme dhe erërat e forta kanë përfshirë pjesë të mëdha të Polonisë, duke shkaktuar përmbytje, rrëzime pemësh, dëmtime të pronave dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Ekipet e Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve kanë kryer më shumë se 4,000 ndërhyrje në të gjithë vendin, për largimin e pemëve të rrëzuara, sigurimin e çative të dëmtuara dhe pompimin e ujit nga rrugët dhe ndërtesat e përmbytura. 12 kampe skautësh u evakuuan si masë parandaluese.
Në Varshavë, kopshtet e Muzeut të Pallatit Wilanów, Parku Mbretëror Łazienki dhe Kopshti Zoologjik janë mbyllur përkohësisht. Përmbytjet kanë shoqëruar rritjen e niveleve të lumenjve. Reshjet e natës arritën lokalisht deri në 90 milimetra, ndërsa lumi Łyna në Olsztyn-Kortowo kaloi nivelin e alarmit prej 160 centimetrash me 5 centimetra.
Autoritetet raportojnë se niveli i lumit tashmë ka nisur të ulet, por situata vazhdon të monitorohet. Stuhitë kanë shkaktuar gjithashtu probleme të mëdha me furnizimin me energji. Rreth 19,400 familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Përballë situatës së vështirë meteorologjike, Forcat e Mbrojtjes Territoriale janë mbajtur në gatishmëri të lartë për të mbështetur administratën publike dhe shërbimet e emergjencës.
Instituti i Meteorologjisë dhe Menaxhimit të Ujit ka paralajmëruar për stuhi në jugperëndim të Polonisë, ndërsa kushtet e rrezikshme atmosferike vijojnë në pjesë të Warmia-Masurisë, Pomeranisë, Świętokrzyskie dhe Lublinit. Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndjekin paralajmërimet më të fundit dhe të shmangin udhëtimet ose aktivitetet në zona të ekspozuara gjatë përkeqësimit të motit.
