Një person është kapur me armë zjarri pa leje në Tiranë, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga policia në zonën e Liqenit të Thatë. I arrestuari është Gëzim Kelmendi, 40 vjeç, i cili po qarkullonte me automjet kur u ndalua nga efektivët për kontroll. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit atij iu gjet një pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.
Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndalimi i 40-vjeçarit erdhi në kuadër të kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Sektori Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1.
Pas verifikimeve dhe veprimeve procedurale, Kelmendi u vu në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet e çështjes i janë kaluar Prokurorisë për vijimin e procedurave të mëtejshme.
