Cristian Shpendi mbetet dëshirë e shumë klubeve italiane. Sulmuesi i Kombëtares i cili aktivizohet me Cesenën në Serie B, ka përfunduar këtë herë në “gjurmët” e Palermos, skuadër kjo që militon gjithashtu në ligën e dytë për nga rëndësia në Itali dhe pretendon ngjitjen në elitë.
Sipas “Il Giornale di Sicilia”, Shpendi po ndiqet nga drejtuesit e klubit sicilian të cilët e kanë shtuar në listën e dëshirave. Pasi kanë siguruar më parë edhe akordin për shërbimet e portierit Mattia Perin, tashmë te Palermo po mendojnë për të marrë 23-vjeçarin. Për të arritur drejt Shpendit, po studiohet edhe mundësia e përfshirjes e sulmuesit të Palermos Matteo Brunorit në marrëveshje.
Mbetet ende e paqartë formula që do të ndiqet në këtë operacion, ndërsa ideja po bëhet gjithmonë e më konkrete.
