Shkëndija e Haraçinës synon fitore ndaj Arsimit në Çair

0%

Shkëndija e Haraçinës është padyshim një ekip i organizuar në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll. Pas fitores ndaj Tikveshit në udhëtim në javën e kaluar, sot në Çair skuadra nga Haraçina përballet me Arsimin dhe, me një fitore eventuale, do të ngjitet në një grup me pikë në vendin e dytë të tabelës, së bashku me Sileksin, Strugën TL dhe Tikveshin.

Sigurisht, skuadrat nga Kratova dhe Struga nesër do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre të javës së katërt, por deri atëherë Shkëndija e Haraçinës mund të jetë në pjesën e sipërme të tabelës. “Që kjo të ndodhë, Shkëndija duhet të fitojë sot në ndeshjen e javës së katërt kundër Arsimit, i cili deri tani ka grumbulluar 3 pikë”.

Burimi: Bota Sot