Kuvendi kombëtar i Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe

0%

Vlora heroike e Pavarësisë,e Ismail Qemalit, e Luftës së Vlorës,e Avni Rustemit … Çdo krahinë shqiptare ka histori kombëtare të lavdishme dhe patriotike, por ajo se cfarë është e vecantë për Vlorën është fakti se në Vlorë u mblodh kuvëndi gjithkombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga patrioti i madh Ismail Qemali në kohët më kritike kur ndodhej kombi shqiptar të cilit i kërcënohej egzistenca nga synimet e sllavëve dhe të Greqisë.

Kuvëndi i Vlorës i dha Vlorës Statusin e kryeqytetit të Pavarësisë; Kuvëndi i Vlorës deklaroi botërisht se shqiptarët fituan pavarësinë dhe të drejtën për të formuar shtetin shqiptar të lirë e të pavarur, krahas kombeve të tjerë; Kuvëndi i Vlorës Shpalli Pavarësinë nga Perandoria Osmane , por rëndësia e tijj tjetër dhe jashtëzakonisht e madhe ishte fakti se kjo ngjarje e madhe ndodhi dhe erdhi edhe në kohën kur rrezikohej tërësia territoriale nga coptimi perfundimtar i trojeve shqiptare nga shtetet shoviniste sllave atij serb, malazez dhe atij grek.

Vlora dhe populli heroik i saj ka meritën e madhe për atë që njihet si Lufta patriotike e VLORËS kundër shtetit 40 milionësh imperialist të Italisë, e cila ashtu si Greqia e Serbia donin t’a asgjësonin shtetin shqiptar londinez, gjë për të cilën ishin marrë vesh fshehurazi dhe me mbështetje të Britanisë, Francës dhe të Rusisë me Traktatin e Fshentë të Londrës së vitit 1915.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pra Vlora heroike i dha grushtin dërrmues këtij kompolti europian të pabesë antishqiptar, gjë e cila tronditi edhe Konferencën e paqes së Parisit dhe që e detyroi atë që të mos preket territori i Shqipërisë.Krahas fitores së Luftës së Vlorës , patrioti i madh nga Kosova Bajram Curri me luftëtarët e tij i dha godtjen e rëndë forcave pro serbe të Esat Toptanit të cilit gjyqin ia bëri në Paris patrioti madh vlonjat Avni Rustemi.Pra u përsërit ajo lidhja e madhe patriotike e patriotit të madh të Vlorës dhe të të gjithë Shqipërisë Ismail Qemali me patriotët e Kosovës Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinën për Pavarësinë e Shqipërisë etnike , kur Isa Boletni me luftëtarë e tij siguroi mbrotjn e pavarësisë dhe të qeverisë së Ismail Qemalit.

Shpartallimi i italianëve dhe dëbimi i tyre nga Shqipëria ka rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe kombëtare sepse i dha goditjen përfundimtare synimeve imperialiste te Italisë, por njëkohësisht as nuk mund të plotësoheshin dhe as të realizoheshin më as kërkesat e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene dhe as të Greqisë sipas Traktatit të fshehtë famëkeq të Londrës: Britani,Fancë, Rusi,Itali, Serbi e Greqi për asgjësimin e shtetit shqiptar.

Ajo cfarë vlen të theksohet tjetër për traditën patriotike, të bujarisë,të mikpritjes dhe të fisnikërisë vlonjate është fakti i pritjes vëllzërore që kjo krahinë u rezervoi vëllezërve dhe familjeve të shqiptarëve të Çamërisë të torturuar, të masakruar dhe të dëbuar nga trojet e tyre nga shteti kriminal dhe gjenocidist grek.

Burimi: Bota Sot