Arsenali po tenton transferimin e Julian Alvarez. Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se lojtari e ka injoruar interesimin nga Anglia. Sulmuesi argjentinas preferon vetëm kalimin te Barcelona dhe këtë ia ka bërë të qartë agjentit të tij. Sulmuesi u kishte bërë të ditur drejtuesve të Atleticos në muajin maj se ëndrra e tij ishte ta vazhdonte karrierën te Barcelona.
Për momentin, Atletico e ka bllokuar largimin e tij, ndërsa Alvarez mbetet nën kontratë me klubin deri në vitin 2030.
