Numri 1 në botë për meshkuj nuk do të marrë pjesë në US Open për

0%

Tani është zyrtare: Jannik Sinner nuk do të marrë pjesë në US Open, turneun e fundit Grand Slam të sezonit, që fillon të dielën, më 30 gusht. Vendimi erdhi vetëm disa ditë pasi festoi ditëlindjen e tij të 25-të. Sinner zgjodhi të mos luante në New York pasi problemet me gjurin e tij të djathtë vazhdojnë ta shqetësojnë pavarësisht trajtimit të vazhdueshëm që stafi mjekësor.

“Eshtë më mirë të mos marrësh rreziqe të panevojshme dhe të përqendrohesh në fund të vitit, me kulmin e ATP Finals në Torino”, t ha Sinner, numri 1 në botë për meshkuj. “Edhe pse kam punuar shumë me ekipin tim dhe mjekun tim personal, na është dashur të marrim vendimin e vështirë për të mos garuar në US Open të këtij viti”, shtoi italiani.

“Sigurisht që jam shumë i trishtuar dhe i zhgënjyer, pasi Nju Jorku mban një vend të veçantë në zemrën time. Mezi prisja të kthehesha dhe të luaja në atmosferën elektrike para tifozëve të tyre të mrekullueshëm“, tha ai. Plani i Sinner tani është të qëndrojë në Evropë dhe të vazhdojë rikuperimin e tij, me qëllim që të jetë gati për turneun aziatik dhe turnetë në Pekin dhe Shangai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot