Inzaghi: Një ndeshje do to doja ta përsërisja

0%

Simone Inzaghi kthehet për të folur për kohën e tij te Interi. Në një intervistë me Il Giornale, trajneri aktual i Al-Hilal kujtoi kohën e tij në stolin e zikaltërve. “Cilën ndeshje do ta riluaja? Finalen e Stambollit, meritonim më shumë. Iu afruam një mrekullie sportive kundër ekipit më të fortë të dekadës së fundit”, tha Simone. “Kam kaluar katër vite të mrekullueshme tek Interi.

Fituam gjashtë trofe, arritëm në dy finale të Champions League dhe gjithmonë mbetëm konkurrues, edhe gjatë një periudhe kur klubi duhej të ishte shumë i kujdesshëm në merkato. “Klubi bëri një punë të shkëlqyer, duke ndryshuar një buxhet që ishte në prag të kolapsit dhe ata kurrë nuk më fshehën asgjë. Nuk i pashë kurrë këto vështirësi si justifikim; ato ishin një motivim.

Kemi ndërtuar, zhvilluar lojtarë, kemi krijuar vlerë dhe i kemi dhënë Interit një mentalitet edhe më të fortë”, shtoi ai. Kampionati italian: “Televizioni saudit jep vetëm Premier League, La Liga dhe Champions, por padyshim që unë e kam organizuar veten me aplikacione dhe shikoj të gjitha ndeshjet e Serie A kur mundem”. “Interi është favorit? Në letër, po, por pastaj është fusha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe ka shumë ekipe konkurruese, nga Milani te Napoli, nga Juventusi te Roma dhe Como”, tha trajneri. Dhe për të ardhmen: “Jam shumë i përqendruar në të tashmen; e ardhmja mund të presë. Kam gjithçka këtu dhe dua t’i jap gjithçka këtij klubi. Vitin e kaluar, ishim i vetmi ekip i pamposhtur në botë; këtë vit, duam të ngremë trofe të rinj.

“Italia është në zemrën time; Europa do të ishte një motivim i madh. Anglishtja ime është përmirësuar shumë; gjuha nuk do të ishte pengesë”.

Burimi: Bota Sot