“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e turistit në Ksamil,

0%

Zbardhen detaje nga vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil pak ditë më parë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje nga dosja, ku është edhe dëshmia e Adib Ghanmi, shtetas francez që rrëfen detajet e ngjarjes. “Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh.

Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futem të gjithë në konflikt..

Më pas ka ardhur një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë më këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë ne zemër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt pasi personin që qëlloi me kokën, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, thuhet në dëshmi. Prokuroria e ka pyetur Adib Ghanmi-n nëse e njihte personin që ka kryer vrasjen.

Ai e ka pranuar që nëse do ta shihte do ta njihte. Prokuroria më pas i ka treguar foton e Sokrat Vatës dhe ai e ka njohur si personi që goditi me thikë Luis Miguel Varela Mendez.

Burimi: Bota Sot