Kurti për Urën e Ibrit: Është bërë absurde që të mbahet e mbyllur,

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se çështja e hapjes së Urës së Ibrit do të jetë pjesë e diskutimeve të tij me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në takimin që pritet të zhvillohet pasditen e sotme.

Kurti tha se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për situatën rreth urës, ndërsa theksoi se edhe Ministria e Brendshme është pjesë e komunikimit të përditshëm. “Për marrjen nën kontroll të urës, jemi në komunikim me KFOR-in. Kam një takim në Kryeministri me Ulutash.

Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme”, tha Kurti. Duke folur për situatën në veri të vendit, Kurti tha se mbajtja e Urës së Ibrit të mbyllur është bërë e pakuptimtë, veçanërisht pas ndërtimit të urave të reja në atë zonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, fakti që qytetarët kanë përdorur lirshëm urat e reja pa pasur rritje të incidenteve apo tensioneve dëshmon se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave kontribuon si në ekonomi, ashtu edhe në paqe e siguri.

“Pas ndërtimit të urave të reja, është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur dhe fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm nëpër këto urat e reja dhe nuk ka shtim as të incidenteve e as tensioneve, tregon se qarkullimi i njerëzve dhe mallrave është e dobishme jo vetëm për ekonominë por edhe paqen dhe sigurinë”, theksoi Kurti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com