“Mos e pyet një gënjeshtar pse gënjeu”, agjenti i Alvarezit i bën

0%

Agjenti i yllit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, Fernando publikoi një mesazh drejtuar drejtpërdrejt drejtuesve të klubit nga Metropolitano. Hidalgo shkroi në llogarinë e tij në Instagram një thënie e cila ishte shumë thumbuese karshi drejtuesve të klubit spanjoll. “Mos e pyet kurrë një gënjeshtar pse gënjeu.

Sepse për ta shpjeguar, do të duhej të gënjente përsëri”, shkroi Hidalgo. 🚨 Julián Álvarez’s agent Fernando Hidalgo “Never ask a liar why they lied. To explain it, they’d have to lie again”. pic.twitter.com/tdof0ladwz — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 21, 2026 Kjo thirrje erdhi pasi Atletico Madridi refuzoi ta shiste Alvarezin te Barcelona këtë verë, përkundër shumë kërkesave.

Zyrtarët e klubit këmbëngulin se lojtari nuk ka marrë asnjë premtim nga menaxhmenti se mund të largohet. Tifozët e Atleticos kryqëzojnë Julian Alvarezin, varin mesazhe në rrugët e Madridit duke kërkuar largimin e tij Si kujtesë, Alvarez është një objektiv i madh për kampionët spanjollë të Barcelonës, por Atletico nuk dëshiron ta lejojë atë të bashkohet me rivalët e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më saktësisht, ata po kërkojnë shumë më tepër para për transferimin nga Barcelona krahasuar me klubet e tjera, kështu që në këtë kontekst u përmend edhe shifra prej 500 milionë eurosh, aq sa klauzola e lojtarit.

Burimi: Telegrafi