Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka dënuar sulmin rus ndaj një qendre tregtare në Kryvyi Rih të Ukrainës, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën rreth 130 të tjerë. Përmes një reagimi në X, Kallas e cilësoi sulmin si “terror të planifikuar”, duke akuzuar Rusinë se synon t’i bëjë qytetet ukrainase të pabanueshme.
“Ky është terror i planifikuar. Rusia dëshiron t’i bëjë qytetet ukrainase të pabanueshme”, shkroi Kallas. Kallas njoftoi gjithashtu se po propozon paketën “më gjithëpërfshirëse” të sanksioneve ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës. “Po propozoj listimet më të gjera të sanksioneve ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës.
Presioni duhet të intensifikohet derisa Moska t’i japë fund luftës”, deklaroi Kallas. Ajo bëri të ditur se ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të BE-së do të diskutojnë zgjerimin e mbështetjes për Ukrainën, përfshirë forcimin e mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave. Takimi pritet të zhvillohet në Dublin pas më pak se dy javësh. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
