Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot, më , do të bëhet testimi i Sistemit të Alarmit Publik në kryeqytet. Sipas njoftimit, testimi do të zhvillohet në ora , ndërsa alarmi do të lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
Nga Komuna kanë theksuar se bëhet fjalë vetëm për një testim teknik, me qëllim të verifikimit të funksionalitetit dhe efektivitetit të pajisjeve që përdoren në raste emergjente. Qytetarëve u është bërë thirrje që të mos shqetësohen nga aktivizimi i sirenave, pasi testimi nuk lidhet me ndonjë situatë emergjente.
“Ju lutemi të mos shqetësoheni, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.
