​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

0%

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit kjo ngjarje do të mbahet prej orës .

Sipas PDK-së, ky subjekt politik parlamentar, të premten i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit. Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca.

PDK-ja dhe Aleanca kanë vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit. Kjo e fundit ka thënë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje për konstituim të institucioneve në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dyja këto parti parlamentare përveç LDK-së kanë refuzuar ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për takime.

Burimi: Telegrafi