Aeroplani i nisur nga Çekia rrëzohet në Kroaci, humbin jetën dy

0%

Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël me dy vende u rrëzua të premten pasdite në Parkun Kombëtar Paklenica, pranë qytetit të Zadarit në Kroaci. Alarmi u dha pak pas orës , sipas kohës lokale, pasi avioni, i cili ishte nisur nga Republika Çeke, humbi kontaktin. Menjëherë pas alarmit, në zonën malore nisi një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi.

Pas disa orësh kërkime, ekipet e shpëtimit gjetën rrënojat e aeroplanit në Parkun Kombëtar Paklenica, rreth 60 kilometra në verilindje të Zadarit. Rreth orës , forcat policore përfunduan operacionin në vendin e rrëzimit dhe konfirmuan se dy personat që ndodheshin në bord kishin humbur jetën. Policia kroate ende nuk ka bërë publike identitetet e viktimave.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta që çuan në rrëzimin e aeroplanit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com