Arsenali e nis sezonin me fitore bindëse ndaj Coventryt

0%

Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin 2026/27 në Ligën Premier, duke triumfuar me rezultat 3-0 ndaj Coventryt në ndeshjen e javës së parë. Skuadra e Mikel Artetës e mori kontrollin e takimit që në minutat e para dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 15-të.

Kai Havertz realizoi për 1-0 pas asistimit të Riccardo Calafiorit, duke e dërguar topin në cepin e poshtëm të portës. Arsenali vazhdoi të dominojë dhe në minutën e 23-të gjeti edhe golin e dytë. Bukayo Saka përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e çoi rezultatin në 2-0.

Coventry tentoi të reagonte, por londinezët e kontrolluan pjesën e parë dhe shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë. Dominimi i Arsenalit vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Vetëm katër minuta pas rikthimit nga pushimi, Martin Odegaard realizoi golin e tretë. Norvegjezi përfitoi nga një asistim i shkëlqyer i Ben White dhe nga afërsia nuk gaboi për 3-0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Coventry në anën tjetër nuk arriti të gjente rrugën drejt golit, ndërsa Arsenali menaxhoi me qetësi epërsinë deri në vërshëllimën e fundit./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi