Vata pranon krimin para gjykatës: Nuk e di si e godita, u kërkoj

0%

Është zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, para trupit gjykues të Gjykatës së Sarandës. Vata ka pranuar autorësinë e krimit, por ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke pretenduar se nuk e ka kuptuar momentin kur ka goditur me thikë turistin, për shkak të sherrit masiv që kishte shpërthyer.

Para trupit gjykues, Sokrat Vata u ka kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës dhe ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. “U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia, jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal. Ata po bënin zhurmë, shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin.

U afruam më afër dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin. Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri nga ata kishte një thikë. E kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment, dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull. Aty jam rrëzuar dhe ata kanë tentuar të më godasin sërish.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj si e kam goditur, pasi isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri nga ata ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka deklaruar Vata.

Nuh Mahmutoglu: Vata më telefonoi dhe më kërkoi ndihmë Ndërkohë, shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i ndaluar pas ngjarjes, ka deklaruar para gjykatës se kishte njohje me Sokrat Vatën dhe se kishin bashkëpunuar për turistët, pasi ai komunikonte në gjuhën angleze.

Autori i vrasjes së portugezit i rrethuar nga policia, familjarët “shpërthejnë” kur mbërrin në gjykatë Mahmutoglu ka thënë se Vata e ka telefonuar rreth orës dhe i ka kërkuar ndihmë për ta shoqëruar drejt Tiranës, duke i thënë se ishte rrëzuar nga motori. Edhe të ndaluarit e tjerë kanë mbajtur qëndrim mohues para trupit gjykues, duke pretenduar se nuk e kanë parë momentin e sherrit.

Kamerat nuk fiksojnë qartë momentin e goditjes me thikë Nga analizimi i pamjeve filmike, momenti kur 21-vjeçari portugez është goditur me thikë nuk dallohet qartë. Në momentin kur është goditur me thikë, i riu ka vijuar të ecë për disa metra dhe më pas ka rënë.

Ndërkohë, nga pamjet e kamerave të lokalit, përveç përleshjes fizike, nuk kuptohet qartë nëse kamarierët e lokalit e kanë konstatuar se 21-vjeçari ishte plagosur dhe nuk kanë njoftuar policinë, apo nëse nuk kanë arritur ta kuptojnë në atë moment se i riu ishte plagosur./Euronews Albania

Burimi: Telegrafi