9 muaj bashkëjetesë, më pas telefonata e mesazhe pa fund –

0%

Një marrëdhënie e përfunduar pas disa muajsh bashkëjetesë ka marrë një kthesë serioze në Prishtinë, pasi një 40-vjeçare ka denoncuar ish-partnerin e saj për kanosje, duke pretenduar se presioni i vazhdueshëm përmes telefonatave dhe mesazheve ka kulmuar me një kërcënim me vrasje.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar më 20 gusht dhe ka ndodhur në zonën e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është H. R., rreth 40-vjeçare, ndërsa personi që ajo ka denoncuar është B. G., rreth 56-vjeçar.

H.R. ka deklaruar para hetuesve se me 56-vjeçarin kishte qenë në lidhje dhe se kishin bashkëjetuar për rreth nëntë deri në dhjetë muaj. Por, sipas saj, pas problemeve në marrëdhënien e tyre, i dyshuari kishte vazhduar ta kontaktonte përmes telefonit dhe mesazheve, duke i shkaktuar, siç ka deklaruar ajo, presion të vazhdueshëm psikik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Situata dyshohet se ka eskaluar gjatë një telefonate. 40-vjeçarja ka deklaruar se në një prej thirrjeve telefonike ish-partneri e kishte kërcënuar se do ta vriste, çka e ka shtyrë rastin drejt Policisë. Pas denoncimit janë ndërmarrë veprimet policore dhe B.G është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në praninë e avokatit mbrojtës.

Për rastin është konsultuar Prokurorja kujdestare e departamentit që trajton rastet e dhunës në familje. Me udhëzim të saj është iniciuar procedura për veprën penale “ Kanosja ”. Pas intervistimit, 56-vjeçari është dërguar në mbajtje. Pretendimet e 40-vjeçares dhe rrethanat e komunikimeve mes palëve tashmë do të jenë objekt i hetimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com