Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë Shqiptare që nisi të hënën më 17 gusht, ka mbledhur studiues e studentë nga vende të ndryshme të botës. Seminari po u mundëson atyre të prezantojnë të arriturat jo vetëm për albanologjinë, por edhe të thellojnë njohuritë për shqipen, kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Seminaristët, sidomos studentët kanë mundësi të ndjekin, kurse për mësimin e gjuhës shqipe që organizohen gjatë Seminarit. Përveç ligjëratave dhe mësimit të shqipes, pjesëmarrësit po e përjetojnë seminarin edhe si një mundësi për të njohur Prishtinën dhe Kosovën.
Përmes përshtypjeve të tyre, ata flasin për KALLXO.com, për arsyet e pjesëmarrjes, përvojën në seminar dhe emocionet që u ka lënë kontakti i drejtpërdrejtë me vendin dhe kulturën shqiptare. Khayim Illia, studiues nga Zvicra, thotë se seminari është aktivitet shumë i rëndësishëm për albanologjinë.
“Seminari Ndërkombëtar në Prishtinë është shumë i rëndësishëm për një histori të gjallë të shqipes, (në Seminari) do të prezantojë një tezë për oralitetin, gjuhën, literalitetin kulturoro-shkencor”- thotë ai për KALLXO.com. Ndërkaq, Maria Magdalena Toteva, studente nga Bullgaria, është shprehur se seminari është mjaft i rëndësishëm dhe i ndihmon që të thellojë më shumë mësimin e shqipes.
“Gjuha shqipe është një gjuhë e veçantë dhe pak njerëz mund të flasin gjuhën shqipe”- tha Toteva. Kthimi në rrënjët e të parëve Në seminar po marrin pjesë edhe shqiptarë nga Lindja e Mesme. Luan Arnaout- Deshishku nga Siria, seminari po i mundëson të përjetojë rrënjët e të parëve.
“Kam ardhur këtu për të mësuar gjuhën shqipe, për t`u lidhur më shumë me kulturën tonë, sepse ky është atdheu ynë. Gjëja kryesore që na sjell këtu (në Kosovë) është ngrohtësia e njerëzve, e kuptoni. Kur për herë të parë arritëm në aeroport, Policia na tha – ju jeni gjaku ynë. Kjo është arsyeja pse u kthyem këtu, çdo herë.
Kjo është arsyeja pse ne mundohemi të lidhemi më shumë me rrënjët tona dhe pse po e mësojmë gjuhën shqipe shumë e më shumë”- u shpreh ai. Ai thotë se u nevojitet mbështetja për të pasur qasje më të lehtë në Kosovë. “Çfarë mund të them nga ky vend është se ne si shqiptarë kemi më shumë nevojë për mbështetje, për të pasur qasje më të lehtë në atdheun tonë.
Kështu që, mund të vijmë këtu çdo kohë, për të pasur më shumë lidhje me rrënjët tona. Jam i lumtur që jam këtu dhe krenar që jam shqiptar e që jam nga Kosova”- u shpreh Luan Arnaout- Deshishku. Seminari 44-të i shqipes ka nisur të hënën më në Prishtinë dhe ka mbledhur mbi 100- studiues e studentë nga vendet të ndryshme të botës.
Seminari 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka nisur të hënën më në Prishtinë, dhe ka mbledhur mbi 100- studiues e studentë nga vendet të ndryshme të botës. Programi i Seminarit përfshinë kurse intensive të mësimit të shqipes, ligjërata nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë shqiptare e fusha tjera të albanologjisë.
Në fokus të edicionit të sivjetmë do të jetë diaspora e vjetër shqiptare, në Bullgari dhe Zarës në Kroaci, por edhe zhvillimeve që po përjeton albanologjia në epokën e digjitalizimit. Seminari i 44-të i shqipes mbyllet më .
