PDK-ja i dërgon letër Deharit: Thirre seancën për nesër,

0%

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes një letre drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, i kanë kërkuar sërish atij që të thërrasë vazhdimin e seancës për nesër, më , në orën .

Në letrën e PDK-së thuhet se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe mosrespektimit të akteve të Gjykatës Kushtetuese. “Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com