“Stamford Bridge” megjithatë do të jetë në Champions

0%

Shakhtar Donetsk ka gjetur vendin se ku do të luaj ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Klubi ukrainas, këtë sezon do të pres kundërshtarët në stadiumin ikonik anglez “Stamford Bridge”, pasi nuk mund të luajnë në Ukrainë shkaku i luftës. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi që luan ndeshjet aty, Chelsea në një postim në faqen e tyre zyrtare.

Që nga viti 2022, Shakhtar Donetsk ka luajtur në Varshavë, Hamburg, Gelsenkirchen, Ljubljanë, Krakow si dhe tani në Londër.

Burimi: Bota Sot