Dinamo festojnë një ditë pas ndeshjes së trajneri ngatërroi

0%

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes ndaj Pafos ishte i pakënaqur, sidomos për faktin se lojtarët e tij kishin marrë kartonë të verdhë. Ai u shfaq para kamerave duke theksuar se, si pasojë e kartonëve të verdhë, tashmë në ndeshjen e kthimit ndaj Pafos do t’i mungonin tre lojtarë të rëndësishëm, si Dita, Vila dhe Manellari.

Në fakt, të tre lojtarët kishin plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë falë ndëshkimeve në takimin e të enjtes dhe tekniku e bëri fakt të kryer që nuk do t’i kishte në dispozicion për ndeshjen e kthimit në Qipro.

Por, në fakt, Daja kishte ngatërruar rregulloren, pasi asnjë prej këtyre futbollistëve nuk rezulton i pezulluar, edhe pse kanë plotësuar numrin 3 të kartonëve të verdhë gjatë këtij edicioni në Ligën e Konferencës. Rregullorja e aktivitetit parashikon që çdo dy ture të luajtura nga një ekip, lojtarëve të tij u hiqet nga një karton i verdhë, nëse nuk kanë plotësuar numrin tre të të tillëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rezulton se Dita, Manellari dhe Vila kanë marrë nga të paktën një karton të verdhë në dy turet e para ndaj Astana dhe Aluminij, që do të thotë se pas ndeshjes me ekipin slloven, një karton u është fshirë nga lista. Ndaj, edhe pse kanë tre kartonë të verdhë në total, sa u përket pezullimeve, atyre u llogariten vetëm dy para ndeshjes së kthimit kundër Pafos.

Kësisoj, Daja do të ketë në dispozicion të tre futbollistët për ndeshjen e kthimit, një lajm që ka gëzuar jo pak ambientin e bluve, duke pasur parasysh rëndësinë që kanë ata brenda grupit të bluve.

Burimi: Bota Sot