Elhan Kastrati është futbollisti më i ri i Kallithea. Pasi mbylli aventurën e tij me Eintracht Braunschweig, portieri 29-vjeçar vendosi që të nisë një aventurë të re në Superligën e dytë të Greqisë. Me klubin nga Athina, Kastrati ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që për kuksianin, kjo është hera e parë që luan në Greqi.
Në të shkuarën, portieri i Kombëtares shqiptare ka luajtur me Teutën në Shqipëri. Ndërsa pjesën tjetër të karrierën e ka kaluar në Itali me Curi Juniores, Pescara, Piacenza, Trapani dhe Cittadella.
