Maqedonci për praninë e KFOR-it te Ura e Ibrit: Serbia po përpiqet të

0%

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë së misionit në urën mbi lumin Ibër, është reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rritjes së kapaciteteve të institucioneve vendore të sigurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka theksuar se ky proces bazohet në vlerësime profesionale të situatës në terren dhe nuk nënkupton zvogëlim të sigurisë për asnjë qytetar apo komunitet në Kosovë.

“Optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë në urën mbi Ibër, është para së gjithash reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe i rritjes së kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky është një proces i bazuar në vlerësime profesionale të situatës në terren dhe nuk paraqet zvogëlim të sigurisë për asnjë qytetar apo komunitet në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Maqedonci. Sipas tij, Kosova ndër vite ka ndërtuar institucione profesionale dhe të besueshme të sigurisë, ndërsa bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdon të jetë i ngushtë.

Ministri i Mbrojtjes ka reaguar edhe ndaj deklaratave të udhëheqjes së Serbisë lidhur me zhvillimet e fundit rreth pranisë së KFOR-it. Maqedonci ka thënë se përpjekjet e lidershipit serb për ta paraqitur optimizimin e pranisë së KFOR-it si kërcënim për komunitetin serb apo si dëshmi të një situate të paqëndrueshme në Kosovë, nuk përputhen me realitetin në terren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com