Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot, më , është përmbyllur procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në tre lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jubukë të Zubin Potokut.
Me këto gjetje, në tri lokacionet e konfirmuara të varreve masive në këtë zonë, është konfirmuar prania e mbetjeve mortore të gjithsej 23 personave, viktima që dyshohet se janë zhdukur me forcë gjatë luftës. Komisioni ka thënë se tash çështja bartet tek Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët përmes ADN-së do të konstatojnë identitetin e viktimave.
“Pas përfundimit të aktiviteteve në terren, procesi vazhdon me ekzaminimet mjekoligjore në IML dhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, me qëllim të konfirmimit të identitetit të viktimave dhe për të pasuar me hapat e metejmë sipas procedurave përkatëse përfshirë informimin zyrtar të familjeve” – kanë thënë nga Komisiokni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Gjatë kësaj periudhe në aktivitetet gërmuese dhe procesin e zhvarrojes kanë qenë të angazhuara ekipet e IML-së, Sektori i Policisë për Persona të Zhdukur, si dhe njësitë tjera përkatëse të Policisë dhe të sigurisë.
Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit. Dyshohet se bëhet fjalë për “23 intelektualët” të cilët sipas rrëfimit të familjarëve për KALLXO.com janë zhdukur para 27 vitesh në këtë zonë.
Procesi i gërmimit/zhvarrimit në dy fshatrat në Zubin Potok nisi më . Aktualisht në Kosovë konsiderohen të zhdukur edhe rreth 1 mijë e 560 persona nga lufta e fundit në Kosovë. Së fundmi, shteti i Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm për dokumentimin e krimeve të luftës.
Kjo pasi që Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), ka një raport preliminuar për numrin e viktimave të luftës së fundit. Sipas këtij raporti preliminar, janë të paktën 13 mijë e 227 njerëz që janë vrarë, zhdukur me dhunë ose kanë vdekur si pasojë e luftës, nga peridudha deri më .
Publikimi i kësaj liste shënon fazën e parë të databazës institucionale të IKKL-së, e ndërtuar për të dokumentuar me saktësi pasojat njerëzore të luftës dhe për të shërbyer si një burim i besueshëm për institucionet dhe studiuesit.
