Tahiri akuzon Kurtin se nuk po i mjafton pushteti e po e do edhe

0%

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës gjatë legjislaturës së 10-të, Arian Tahiri, në një konferencë për media ka akuzuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se ndonëse me votë kanë fituar pushtetin, po synojnë shtetin. Ai ka thënë më se po kërkojnë që Kuvendi të bëhet funksional, derisa për çështjen e presidentit ka thënë se duhet konsensus mes partive.

“Ne e kemi pranuar rezultatin e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje e ka mundësinë dhe numrin e mjaftueshëm të ulëseve për Kryetar të Kuvendit dhe nënkryetarë, rrjedhimisht i bie që me e bë funksional Kuvendin”- tha Tahiri. Sipas tij, krejt çfarë ka bërë LVV është thirrja e seancës konstituive një ditë para përfundimit të mandatit, çfarë ka thënë se është neglizhencë.

Ai ka shtuar se ka shkelje kushtetuese me tejkalimin e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më tej ai ka thënë se shkelje tjetër është mosdorëheqja e Kurtit dhe ministrave nga pozitat në ekzekutiv pas betimit si deputë dhe shkelja e Rregullores së Punës së Kuvendit e cila përcakton se seanca konstituive nuk mund të ndërpritet më gjatë se 48 orë.

“Po bëjmë aksione te dera e Qeverisë me e pritë deputetin Albin Kurtin që e ka uzurpu zyren e kryeministrit e me i thanë: O zotëri se je deputet, je tu e shkelë ligjin, kemi me të bo kallëzim penal për këtë punë, po hajde në Kuvend po e funksionalizojmë Kuvendin edhe i ke votat edhe për qeveri, bëje qeverinë.”. “Çështja e presidentit, e dijmë që duhen 80 vota, pra duhet konsensus.

PDK është e qartë në pozicionin e saj, ne jemi opozitë por te presidenti duhet konsensus. Vazhdojmë me mendu që nuk duhet një subjekt politik me i pasë të gjitha pozitat. Nuk e di çka është kjo tendencë e qasje autoritare ose diktatoriale me e pas komplet. Albin Kurti e ka fitu pushtetin, nuk po i mjafton pushteti, ai po e synon shtetin”- ka thënë Tahiri.

I pyetur për deklarimet edhe të PDK-së që Albulena Haxhiu nuk është U.d presidente pasi që u betua si deputete, Tahiri ka thënë se po e trajtojnë ekipet e juristëve këtë çështje dhe do t’i drejtohen “gjykatës kompetente”. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.

PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të vazhduar seancën por që ai ka refuzuar pa pasur një marrëveshje politike mes partive, marrëveshje që zgjidh edhe çështjen e presidentit.

Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.

Burimi: Kallxo