Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në shkollën e mesme Brinellskolan në Fagersta të Suedisë, duke plagosur disa persona. I dyshuari është ndaluar nga policia, ndërsa sipas mediave lokale, ai është qëlluar në këmbë nga efektivët. Bashkia e Fagerstas konfirmoi ngjarjen dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë perimetrin e sigurisë dhe udhëzimet e policisë.
“Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në Brinellskolan dhe ka plagosur disa persona”, thuhet në njoftimin e autoriteteve lokale. Sipas raportimeve të mediave suedeze, i dyshuari dyshohet se ishte i armatosur me një hanxhar. Numri i saktë i personave të plagosur ende nuk është bërë i ditur.
Policia vijon kontrollet në ambientet e shkollës, ndërsa disa institucione arsimore në afërsi janë vendosur në bllokim si masë paraprake. Sipas transmetuesit publik suedez SVT, në zonën përreth shkollës është mobilizuar një prani e madhe e forcave të emergjencës, përfshirë ambulanca, automjete policie dhe një helikopter.
Ngjarja ka ndodhur në Fagersta, qytet me rreth 12 mijë banorë në Suedinë qendrore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
