Me dronë, radarë, mjete inteligjente Policia në Shqipëri evidenton

0%

Policia e Shtetit po intensifikon monitorimin e akseve rrugore përmes teknologjive moderne, me synim evidentimin në kohë reale të shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve.

Ministri Besfort Llamallari ka theksuar se përdorimi i dronëve, radarëve, mjeteve inteligjente dhe teknologjive të avancuara po i mundëson Policisë një kontroll më efikas të situatës në rrugë.

“Me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne, Policia e Shtetit po monitoron në kohë reale akset rrugore për të evidentuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet”, është shprehur ministri Llamallari. Sipas tij, respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nuk duhet të shihet si një zgjedhje individuale, por si një detyrim që vlen për çdo përdorues të rrugës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kontrolli teknologjik synon jo vetëm ndëshkimin e shkeljeve, por mbi të gjitha rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda. “Rregullat e qarkullimit nuk janë me zgjedhje, por detyrim për t’u respektuar nga të gjithë. Kështu mbrojmë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, ka deklaruar Llamallari.

Burimi: Telegrafi