Dogana parandalon futjen e mbi 18 mijë eurove të padeklaruara në

0%

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen në vend të mbi 18 mijë eurove të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë. Rasti është evidentuar më , kur zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit, kanë zbuluar mjete monetare të fshehura dhe të padeklaruara.

Sipas Doganës, janë gjetur 12 mijë e 570 euro dhe 5 mijë e 900 franga zvicerane, me kundërvlerë të përgjithshme prej 18 mijë e 841 euro e 74 centësh. Mjetet monetare janë ndaluar dhe evidentuar sipas procedurave përkatëse, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë nga njësitë kompetente të Doganës së Kosovës.

Dogana ka rikujtuar se çdo person që hyn ose del nga Kosova është i obliguar të deklarojë mjetet monetare, instrumentet e negociueshme, si dhe metalet dhe gurët e çmuar, kur vlera e tyre arrin ose tejkalon 10 mijë euro. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com