Kosova ekstradon në Shqipëri të kërkuarin nga INTERPOL-i për

0%

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet shqiptare për veprën penale “kontrabandim me migrantë”, është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar më , përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar më herët nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Policia ka njoftuar se ekstradimi është kryer në bazë të legjislacionit në fuqi dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com