Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri i dyshuari për kontrabandim me

0%

Policia e Kosovës ka ekstraduar të premten, më , një shtetas të Kosovës drejt Shqipërisë, i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar për kontrabandim me migrantë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar përmes pikës kufitare në Vërmicë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar më herët nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë. “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo