Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se

0%

Janë bërë saktësisht një vit e dhjetë ditë nga ngjarja që kishte tronditur Gjilanin. Të dielën e 10 gushti të vitit të kaluar, në mes të ditës, në qendër të qytetit, u qëlluan për vdekje babë e bir, Selami dhe Edmron Hasanin, argjendarë të njohur në Gjilan, si dhe Abedin Hoxhën.

Si të dyshuar kryesorë për vrasjen janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të cilët që nga dita e krimit vazhdojnë të jenë në arrati dhe të pakapshëm për organet e rendit. Nga arratia ata po përcjellin me shqetësim situatën e një vile luksoze në pronësi të tyre.

Sipas ankesës së bërë në redaksinë e Indeksonline, familja Bunjaku për të disatën herë po ua dëmton villën e tyre në Makresh të Novëbërdës. Në akuzën e bërë nga familja Shkodra, thuhet se është hera e tretë që vila po sulmohet dhe dëmtohet qëllimisht. Sipas familjes Shkodra, ekziston edhe një masë ndaluese gjyqësore që ua ndalon personave në fjalë afërsinë fizike te kjo pronë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot