Ministria e Financave ka njoftuar se më do të mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë për këtë vit. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar, në vlerë të përgjithshme prej 25 milionë eurosh. Sipas njoftimit, investimi në obligacione konsiderohet investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.
Interesi përcaktohet nga tregu dhe garantohet për të gjithë periudhën pesëvjeçare, ndërsa është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje lidhur me pjesëmarrjen në ankand dhe blerjen e letrave me vlerë, qytetarët dhe investitorët mund t’u drejtohen bankave komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
